Nga Ismet Sylejmani
Shumë të dashur pjestarë të familjes së të madhit dhe të pavdekshmit Enver Hoxha!
I nderuari President i Shqipërisë Ramiz Alia!
I dashur Axha Osman,baba i udhëheqësit dhe heroit të kombit Afrim Zhitia!
Shumë të dashura familje të heronjve dhe dëshmorëve të kombit!
Të nderuar invalid,veteran dhe luftëtarë e veprimtarë të devotshëm për çlirim të Kosovës dhe viseve të saja!
Të nderuar mergimtarë!
Të nderuar të pranishëm!
Zonja dhe zotrinjë!
Jam shumë i lumtur,është e do të mbetet përgjithmonë nderë i madh për mua,që në emër të Klubit Politik “Afrim Zhitia”,të mbaj këtë fjalë rasti, në 100 vjetorin e lindjës së Komandantit të lavdishëm e udhëheqësit legjendarë të popullit shqiptarë – Enver Hoxha.
100 vjet më parë,16 tetori i vitit 1908, paralajmëronte sihariq të jashtëzakonshëm,një nënë e thjeshtë shqiptare gjirokastrite, bënte lindjen më të madhe të shekujve për kombin tonë.
Këtu e 100 vjet më parë u lind Enver Hoxha,që u bë mbrojtësi më i palëkundshëm i vlerave dhe interesave të gjithanshme të popullit shqiptarë në përgjithësi,të Kosovës e të viseve të saja në veçanti.
Të nderuar të pranishëm!
Mburremi e do të mburremi gjithmonë, që po ia festojmë ditëlindjen e 100-të, shqiptarit të përmasave më të mëdha që ka njohur ndonjiherë historia e popullit tonë,Enver Hoxhës,i cili u bë vijë demarkacioni,kush ishte kundër Enver Hoxhës në Kosovë ishte titist,dhe titistët ishin aleatët më të mëdhenj të Serbisë në luftë kundër Republikës së Kosovës;ia festojmë ditëlindjen Enver Hoxhës, që na ka mësuar e porositur sa e sa herë: motra dhe vëllezër nga Kosova,ju duhet dhe keni të drejtë të kërkoni të drejta më shumë,sepse edhe ju duhet të jeni të barabartë, ashtu si edhe popujt tjerë në Jugosllavi,në këtë rrugë të rëndë e të mundimshme,ku u vranë dhe u gjakosën, ku u torturuan dhe u burgosën me qindra dhe me mijëra vite burg bijat dhe bijtë më të mirë të popullit tonë,në këtë rrugë liridashëse,fisnike,njerëzore dhe kombëtare, na mbështeti edhe e gjithë bota demokratike,prandaj nderimi për Enver Hoxhën,këtë figurë nga më të shquarat të kombit tonë, merr kuptim edhe më të madh,sot kur Kosova është e lirë e pavarur dhe sovrane, që është njohur e po njihet nga shtetet e ndryshme të botës.
Enver Hoxha,është ky emër i cili kur e ke dëgjuar të ka qeshur fytyra,të është ngrohur zemra,të është shtuar vullneti për të ecur më me vendosmëri në rrugën e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës,të ka humbur frika fare,të është shtuar edhe më shumë urrejtja për pushtuesin serb.Me Enver Hoxhën në mendje e në zemër,kemi punuar më me devocion për largimin e zgjedhës pushtuese serbe nga Kosova,sepse kështu porosiste e kërkonte Enver Hoxha.
Enver Hoxha,kur ka folur për Kosovën dhe popullin shqiptarë që vuante nën pushtimin Jugosllav,pushtuesit janë tmerruar. Gatishmëria ushtarako-politike e pushtuesve tanë,ngritej në nivelet më të larta,e dinin pushtuesit se pas çdo qëndrimi të hapur,parimor e në mbrojtje të popullit shqiptar të Kosovës nga ana e Enver Hoxhës,radhët e ilegalëve në Kosovë shtoheshin,rritej e forcohej organizata ilegale politike për liri e pavarësi të Kosovës nga Serbia.
Kurdoherë që Enver Hoxha ka vizituar vise të ndryshme të Shqipërisë në kufijtë me ish-Jugosllavinë,pushtuesit e Kosovës nxirrnin ushtrinë nga kazermat dhe ia bashkanëgjitnin kontingjentit të madh që ishte gjithmonë i përqendruar në kufirin shqiptaro-shqiptarë.
Këtë kufi që na ndau padrejtësisht, e lavdishmja dhe famëmadhja Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli shqiptarë e thyen dhe e ujitën me gjakun e luftës për liri.
Enver Hoxha, me qëndrimin e Tij të hapur në mbrojtje të Kosovës,ishte idoli i qindra dhe mijëra veprimtarëve patriotë e adhetarë shqiptarë,ishte ikona më e shenjtë e çlirimtarëve të kombit tonë të ndarë me dhunë,ishte shpresa e shqiptarëve të robëruar jashtë kufijve të Shqipërisë politike.
Enver Hoxha, ishte mësuesi ynë më i madh në luftën e gjatë e të mundimshme që kemi zhvilluar kundër pushtuesit serb,mësimet e Tij të mëdha që ne i kishim lexuar e rilexuar në veprat e Tij, në drejtimin e aktivitetit ilegalë dhe përgatitjen e luftës së armatosur çlirimtare, ishte busulla orientuese e veprimit tonë.Ne Atij dhe vetëm Atij,ia atribuojmë suksest e korrura në ndërgjegjësimin dhe zhvillimin me sukses të veprimtarisë sonë ilegale në Kosovë e vise,deri në fillimin e luftës së armatosur çlirimtare.
Ne shqiptarët e Kosovës e kemi për nderë të madh të festojmë 100 vjetorin e lindjes, të njërit prej mbrojtësve më të mëdhenj të çështjes së Kosovës, i cili ishte zëri i vetëm që na dilte në përkrahje atëherë kur ne shtypeshim dhe përgjakeshim nga pushtuesi jugosllav.
Askush më shumë se Enver Hoxha,në kohën kur jetoi, nuk ka bërë më shumë në mbrojtje të Kosovës dhe popullit të saj,prandaj ne jo vetëm sot,por gjithmonë do t’i përulemi me respekt të pafund e mirënjohje të thellë.
Nuk ka individ të moshës së pjekur që e ka dashur kombin dhe popullin me gjithë shpirt;nuk ka shtëpi patriote e atdhetare shqiptare të Kosovës, e cilësdo anë apo krahinë,që kur kanë dëgjuar fjalën e Enver Hoxhës në Radio Tiranë,në Radio Kukës apo në Televizionin Shqiptarë ose kur kanë lexuar fjalimet dhe artikujt e shumtë, në mbrojtje të çështjes së Kosovës,që nuk janë mobilizuar edhe më me përkushtim në luftën për çlirim nga zgjedha pushtuese serbo-jugosllave.
Enver Hoxha, duke pasur respekt të madh për luftëtarët dhe patriotët dëshmorë të kombit,që ishin me prejardhje nga Kosova,për të cilët respekti meritorë në Kosovë mungonte,pasi ishte e pamundur pasi Kosova ishte nën pushtimin serbo-titist,na i nderoi në mënyrë të veçantë duke u ngritur shtatore vigane Isa Boletinit në Shkodër,Hasan Prishtinës në Kukës dhe Bajram Currit në Bajram Curr,por jo vetëm kaq, një qyteti të tërë ia vuri emrin e plakut të pamposhtur që nuk lidhej i gjallë në shpellat e Dragobisë heroike.
Enver Hoxha, tregoi kujdes të veçantë nderi e rrespekti ndaj varrit ku pushonin eshtrat e heroinës së kombit Shotë Galica,kurse në Kosovë duke ndjekur rrugën e mësimeve të Enver Hoxhës,për eshtrat e Azem Galicës në mungesë institucioni,kujdeseshin mësues patriot e atdhetarë si Avdyl Krasniqi e shokë të tij.
Kështu nderoheshin gjerdanët e gjakut të derdhur për liri nga Enver Hoxha,për të cilin ne jemi tubuar sot t’i bëjmë nderimin meritorë në këtë akademi politike,që mendojmë se nuk është e mjaftueshme për tërë atë që ka bërë Enver Hoxha për Kosovën.
Nuk kishte ngjarje me rëndësi historike në të cilën është përfshirë dhe ka luajtur rol vendimtarë populli shqiptar i Kosovës dhe klasa politike ilegale,dhe të mos ketë mbajtur qëndrim parimorë e atdhetar,prej vëllau e udhëheqësi,mësuesi e patrioti,gjiganti me emrin Enver Hoxha.
Demonstratat e vitit 1968 dhe të vitit 1981,në të cilat populli ynë doli në rrugë dhe kërkoi të drejta më të mëdha,u mbështetën në mënyrë të fuqishme nga Enver Hoxha dhe jo vetëm kaq,Enver Hoxha gjithmonë por veçanërisht pas vitit 1981 e derisa vdiq,u bë mbrojtësi më i zjarrtë i të drejtave legjitime të popullit shqiptarë të Kosovës e viseve të saj.
Ai nga Tirana, e thoshte atë që nuk lejohej dhe nuk ishte e mundur ta thonin,udhëheqësit politik ilegal të Kosovës.
Po ka ndonjë që nuk i kujtohet qëndrimi i Enver Hoxhës,kur ju drejtohej pushtuesve: “…Ju zotrinjë të Beogradit dërguat në Kosovë 60 mijë ushtarë serb,për të shtypur e për të vrarë kosovarët dhe për të frikësuar Shqipërinë,ne nuk frikësohemi,ne jemi gati,në këmbë,si një trup…”
Kur armiqt serb afër Shtutgardit të Gjermanisë vranë drejtuesit e lëvizjes ilegale Jusuf Gërvallën,Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën,Enver Hoxha për të treguar përpara botës se shteti shqiptarë ishte lënduar thellë nga ajo vrasje që kishte dëmtuar rëndë lëvizjen politike ilegale dhe për të inkurajuar shokët e udhëheqësve të vrarë, që të vazhdonin rrugën e lënë përgjysmë të tyre,kishte pritur familjen Gërvalla në Tiranë,madje njërin fëmijëve të dëshmorit e kishte mbajtur në prehër edhe para kamerave,kjo neve ilegalëve që vepronim në Kosovën e okupuar,na inkurajonte dhe shumë madje, për të mos u ndalur për asnjë çast në rrugën e lavdishme, drejtë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Motra dhe vëllezër,të nderuar të pranishëm!
Lëvizja politike ilegale atdhetare ka njohur shumë emra të shquar të udhëheqjes së saj,por më të shquarit padyshim janë heronjtë e kombit: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka,Bardhosh Gërvalla,Rexhep Mala, Nuhi Berisha,Zija Shemsiu,Afrim Zhitia,Fahri Fazliu, Fadil Vata,Bahri Fazliu e shumë e shumë të tjerë.
Të gjithë këta patriotë e udhëheqës të lartë të lëvizjes politike ilegale në Kosovë,tani heronj të kombit,kanë qenë nxënës besnik të mësimeve të mëdha për Kosovën, të Enver Hoxhës.
Ata kanë rënë në fushë të nderit me mall për ta parë të çliruar,të lirë e sovrane Kosovën dhe për ta takuar e përqafuar të gjallë Enver Hoxhën, një ditë në Prishtinë.
Ne në Kosovë kemi shumë arsye ta festojmë 100 vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës,sepse ky vigan i çështjes kombëtare,jo vetëm nuk nënshkroi kartën e Helsinkit,por hapur kundërshtonte aneksimin e Kosovës dhe viseve të saja Serbisë,nuk pranonte kufijtë ku Kosova jonë e dashur dhe e shtrenjtë ishte nën Serbinë,kjo na mjaftonte neve që ta vazhdonim luftën edhe më me vendosmëri.
Enver Hoxha, ka qenë shkëndija e shpresës morale që ka depërtuar në çdo skutë të errët të qelive të mykura ku kanë vuajtur dhe janë dergjur për vite të tëra,me qindra dhe mijëra të burgosur politik shqiptarë, nëpër burgjet serbo-jugosllave.
Po sa herë që xhelatët dhe kriminelët serb kanë torturuar për vdekje të burgosurit politik shqiptarë,që të lidhur këmbë e duar me zingjirë, kanë lënë gjymtyrët e trupit dhe shëndetin e tyre nëpër kazamatet famëkqija jugosllave,dhe kurrë nuk janë thyer,por kanë qëndruar stoik e të pamposhtur,ata kurrë nuk e kanë pushur këngën për Kosovën,për Shqipërinë dhe Enver Hoxhën,kështu ka shkruar në kujtimet e tij nga burgu,i famshmi,çeliku i burgjeve dhe i qëndresës shqiptare, heroi i kombit tonë - Rexhep Malaj.
Në stadiumet e palestrat e ndryshme sportive,sportëdashësit shqiptarë nga Kosova dhe viset e saja,në shenjë mirënjohje e falenderimi,dashurie e respekti, gjëmonin me thirrjet E - Ho,E - Ho,kjo ishte nderë e konsideratë për gjithë atë që kishte bërë Enver Hoxha për Kosovën. Po ne kosovarët kështu kemi brohoritur jo vetëm në Kosovë,por edhe në zemër të Serbisë në Beograd,dhe pastaj propaganda serbe gjëmonte me sharje dhe fyerje,tortura e burgosje,ndërkohë që nga këto ngjarje çdo herë dilnim më të fortë e më të organizuar,më të vendosur për të ecur drejt çlirimit definitiv.
Gjykimet dhe burgosjet në Kosovë,faktet dëshmojnë se janë përcjellur me vëmendje të veçantë nga Enver Hoxha. Ja qfarë shkruante më 26 qershor 1969“…Të denuarit prej gjyqeve janë me dhjetra,të burgosurit që presin të dalin në gjyqe janë me qindra.Shumica e këtyre janë mësues,profesorë dhe studentë.I gjithë ky terror ka për qëllim mbylljen e shkollave shqipe,friksimin e shqiptarëve dhe synon shkombëtarizimin dhe largimin nga tokat e tyre.Ata i detyrojnë të largohen në mërgim…”
Në kohën kur pushtuesit serb,përmes klubeve në përendim, bënin gjithçka që të degjeneronin, e të shkombëtarizonin mërgimtarët tanë dhe të largonin vëmendjen e tyre nga ato që ndodhnin në Kosovë,ja se si ju drejtohej Enver Hoxha mërgimtarëve kosovarë që punonin përkohësisht në botën e jashtme:”…Atdheun tuaj,Kosovën,serbomëdhenjtë e mbytën në gjak.Ata ju vranë në mënyrë barbare shtazarake motrat,gratë,vëllezërit,baballarët dhe kalamanët tuaj,sepse këta kërkonin të drejtat e tyre. Burgjet e Kosovës janë plot,njerëz të gjymtuar nga torturat ka atje plot,shtetërrethimi vazhdon i egër,por Kosova dhe gjithë shqiptarët që jetojnë në trevat e tyre u rezistojnë dhe do t’u rezistojnë edhe më me forcë terrorit dhe dhunës serbomadhe…” 2 qershor 1981.
Ka pothuaj për çdo ngjarje qëndrime të qarta dhe të prera e largëpamëse të Enver Hoxhës për Kosovën.
Të nderuar të pranishëm!
A thua vallë e ka imagjinuar Enver Hoxha,se në Kosovë,se një ditë do t’i lindej një vëlla me emrin Adem Jashari, që do të dilte me aq madhështi në log të mejdanit, e do t’ia kthente pushkën pushtuesit serb,e do të bëhej kurban me vetëdije të plotë, me tërë familjen,dhe i tërë kombi dhe bota e lirë do t’i përulej me respekt të thellë e mirënjohje të pafund?
Shqipëria e Enver Hoxhës,me vendim të Prsedentit Ramiz Alia,e morrën dhe në akademitë e saja ushtarake,në fushat dhe malet ku kanë luftuar luftëtarët kombëtarë të Gjergjigjit të lavdishëm,dhe ku kanë zhvilluar luftime të rrepta partizanët trima gjatë Luftës së Dytë Botrore,e përgatitën Komandantin Legjendar Adem Jashari,për luftën finale për jetë a vdekje me Serbinë.
Pra përgjigja është, se Enver Hoxha ka bërë gjithçka që duhej bërë dhe që ishte e mundur,që në Kosovë të rritej e të forcohej Lëvizja Ilegale Politike Patriotike, dhe të krijonte rrethanat dhe të përgatitej e të themelohej më vonë e famshmja dhe e lavdishmja Ushtria Çlirimtare e Kosovës,sepse me qëndrimin e tij prej projektuesi të së ardhmës kishte parashikuar,”… Do të vijë koha kur kosovarët do të luftojnë akoma më mirë,më shumë e më fort për të fituar lirinë,pavarësinë dhe sovranitetin…”,dhe kjo kohë erdhi me Ushtrinë e lavdishme Çlirimtare të Kosovës.
Në ato vite sa jetoi e drejtoi Enver Hoxha, na doli zot dhe ne nuk ndjeheshim në mëshirë të fatit,por kur u nda nga jeta,Kosovës dhe popullit shqiptarë,vazhduan t’i dalin zot vazhduesit e Tij,njërin prej të cilëve sonte e kemi në mesin tonë,shokun e bashkëpunëtorin e ngushtë të Enver Hoxhës,Presidentin Ramiz Alia,të cilin e përshëndesim edhe nji herë dhe i urojmë jetë të gjatë.
Populli ynë dhe Kosova jonë e dashur, nuk mbeti pa aleat e pa miq. Gjatë luftës çlirimtare të armatosur që zhvilluam,në kohën kur rrezikoheshim të shfaroseshim nga faqja e dheut,dolën në skenë mbrojtës të tjerë që i thanë botërisht jo dhunës dhe gjenocidit që kryente xhelati Milosheviq në Kosovë.
Ashtu si dikur i madhi dhe i pavdekshmi Enver Hoxha që na mbronte,kur ushtria dhe policia jugosllave ushtronte dhunë e terror të paparë e të padegjuar deri më atëherë mbi Kosovën dhe shqiptarët,e që ishim bërë sy e vesh nga Ai dhe nga Shqipëria,kësaj radhe popullit tonë i doli në mbrojtje,përpos Shqipërisë së Enver Hoxhës me aq sa kishte mundësi pas traumave që kishte përjetuar, Amerika dhe Presidenti Klinton,Britania dhe Kryeministri Toni Bleri e të tjerë.
Motra dhe vëllezër!
Të nderuar të pranishëm!
Është i njohur fakti se kur filloi bombardimi i Serbisë dhe i forcave të saj militare, paramilitare e çetnike në Kosovë,që shkatërronin çdo gjë që gjenin përpara ,në ato momente kur fluturonin dhe bombardonin bombarduesit e NATO-s,në ato momente vetëm Presidenti Klinton dhe menjëherë pas tij Kryeministri Bler,përpara opinionit botërorë mbanin konferenca shtypi live,ku i bënin thirrje popullit tonë,si dikur legjendari Enver Hoxha,që të mos dëshprohej e të mos dorëzohej,të qëndronte i fortë dhe e pranonin se Aleatja e NATO-s në tokën e okupuar Kosovës është Ushtria Çlirimtare e Kosovës,se liria dhe çlirimi nuk kanë alternativë tjetër,se Serbia ka vetëm nji rrugë,atë të largimit përfundimtarë e me turp nga Kosova.
Ne sot jemi të lirë dhe të pavarur,kjo ka ndodhur falë luftës heroike që ka zhvilluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe gjakut të derdhur për liri,por edhe ndihmës së madhe që na ka ardhur nga aleatët tanë të mëdhenj Shqipëria, SHBA-të,Britania e Madhe dhe shtete të tjera.
Kemi realizuar shumë nga ato që ka ëndërruar e projektuar i madhi dhe i pavdekshmi,mësuesi dhe mbrojtësi ynë i madh Enver Hoxha.
Të nderuar të pranishëm!
Klubi Politik”Afrim Zhitia”,do të përkujtojë e do të nderojë të gjithë ato personalitete kombëtare e ndërkombëtare, që kanë kontribuar dhe ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të gjatë e të mundimshme,por të lavdishme, drejt lirisë dhe pavarësisë.
Kosova do t’i jetë mirënjëhese në shekuj Enver Hoxhës,për ndihmën e madhe që i ka dhënë.
Lavdi e përjetshme mësuesit dhe mbrojtësit më të madh të Kosovës dhe popullit shqiptarë!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Faleminderit.
Ismet Sylejmani
Kryetar i Klubit Politik
“Afrim Zhitia”
Gjyshi i E. Hoxhës (Beqiri) ka qenë anëtar i Lidhjes së Prizrenit për Gjirokastër.
Xhaxhai i E. Hoxhës (Hyseni) Baba Çeni siç e quante Enver Hoxha, ka qenë përfaqësues nga Gjirokastra në qeverinë e Ismail Qemailit.

E. Hoxha pas kthimit në atdhe nga Brukseli në verën e vitit 1936 betohet para varrait të patriotit Bajo Topulli për bashkim kombëtar.
Dy muaj më vonë E.Hoxha mori pjesë në gjetjen e eshtrave të patriotëve Çerçiz Topulli e Muç Çulli në fushën e Shtoit dhe mbajti një fjalim para populli të Shkodrës.
Po këtë vit (1936) në Gjirokastër E.Hoxha lidhet me Ali Kelmendin nga Peja njërin nga themeluesit kryesorë të lëvizjes komuniste në Shqipëri.
Enver Hoxha pas bashkimit të grupeve komuniste në Shqipëri , më 8 nëntor 1941 në Tiranë krijon PKSH-në edhe me kosovarë.
Pas dy jave më 23 nëntor ’41 E.Hoxha themelon organizatën e Rinisë Komuniste të Shqiperisë po në Tiranë, në shtëpinë e patriotes kosovare Sabrie ( Bije Vokshit) nga Gjakova mbesa e Sylejman Vokshit dhe halla e Asim Vokshit.
Bije Vokshi ishte luftetare e veprimtare e Komitetit për mbrojtjen kombetare të Kosovës, pastaj ishte komuniste e grupit të Shkodrës. Shtëpia e B.Vokshit ishte bazë e ilegalitetit ku Bija pergaditete ushqimin, lante rrobat e ushtarëve dhe aty strehohej edhe E.Hoxha.
Më 1942 B.Vokshi u dërgua në Kosovë për të ndihmuar org. e luftës ANÇ të popullit kosovar. Bije Vokshi ishte delegate në Konferencën e Bujanit (1943-4), aty foli në emër të grave antifashiste të Kosovës.
Në Shqipëri para LDB-së dhe gjatë fillimit të saj ishin rreth 100 patriotë-komunistë shqiptarë kosovarë dhe shqiptarë tjerë nga viset shqiptare të Jugosllavisë për t’u shkolluar atje. Edhe këta atje shumica ishin në grupet komuniste sdm. të Shkodrës. Edhe këta më kryesorët mbanin lidhje me E.Hoxhën, H.Lleshin, G.Nushin etj. Takimet bëheshin sdm. në shtëpinë e Bije Vokshit. Edhe këta u dërguan në Kosovë për të ndihmuar LANC.
nver Hoxha u bë iniciatori dhe drejtuesi i gazetës ‘’Zërit i popullit’’ organit të KQ të PKSH në numrin e parë të kësaj gazete shkruhet për Kosovën (25 gusht 1942) Enver Hoxha zgjodhi Ramadan Çitakun nga Mitrovica anëtar të K.Q të Përkoshëm të PKSH. R.Çitaku ishte pjestarë i Mbledhjes së përfaqësuesve të Grupeve kryesore komuniste për Themelimin e PKSH (1941). R.Çitaku në Konf. e parë të Vendit të PKSH 1943 u zgjodhë antar i KQ të PKSH dhe i Byrosë Politike. Gjatë LANÇSH R.Çitaku u zgjodh anëtar i Shtabit të përgjithshëm të UNÇ. Në konferencën e Labinotit 1943 R.Çitaku u zgjodh anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm NÇ. Në Kongresin e Përmetit 1944 R.Çitaku u zgjodh anëtar i komitetit ANÇ me detyrë i ngarkuar me punën e financave. Pas çlirimit R.Çitaku ishte anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe ministër i financave (1945-8). R.Çitaku ishte përfaqësues i RP. Të Shqipërisë në vende të huaja. Në Shqipëri pos R.Çitakut në ministry kishte edhe shqiptarë tjerë nga Jugosllavia.
nver Hoxha ishte përkrahës i Konferencës së Bujanit për bashkim kombëtar ku për organizimin e saj ndihmuan organizata e PKSH për Tropojën si dhe komanda dhe organizata e partisë e batalionit ‘’Perlat Rexhepi’’ të Shkodrës.
Në shtator 1944 E.Hoxha u dha urdhër Brigadës V dhe III Sulmuese të UNÇSH të kalonin në Kosovë për të ndihmuar në clirimin e saj nga pushtuesit gjermanë. Dy muaj më vonë, ‘’Divizionet e Pestë dhe Gjashtë të UNÇSH, menjiherë pas clirimit te plotë të Shqipërisë vazhduan ndjekjen e trupave hitleriane në Jugosllavi, ku së bashku me repartet e UNÇJ, gjatë muajve dhjetor 1944 dhe janar-shkurt 1945, e cliruan Malin e Zi, Sanxhakun, dhe pjesën jugore të Bosnjës.
Enver Hoxha në fund të qershorit 1946 me delegacionin e vet shkon në Jugosllavi (Beograd) te Tito për të kërkuar Kosovën dhe viset e tjera shqiptare në Jugosllavi për tiu ribashkuar Shqipërisë. Tito me dredhitë e tijë I përgjigjet Enverit, kinse për momentin serbët nuk do të na kuptojnë, kurse në anën tjetër jugosllavët insistonin që edhe Shqipërin ta bënin republikë të shtatë, siç ndodhi më 1947 divizionet jugosllave tentuan të futen në Shqipëri, kinse ajo është rrezikuar nga Greqia. E.Hoxha për këtë e lajmëron Stalinin dhe Stalini i del në ndihmë Shqipërisë.
Më 1948 Enver Hoxha i ndërpret marrëdhëniet me Jugosllavinë ashtu Stalini e përjashtoi Jugosllavinë nga Kampi Socialist nga të gjitha shtetet komuniste. Nga viti 1947 E.Hoxha u takua pesë herë me Stalinin.
Në shtator 1946, në krye të delegacionit shiptarë në Konferencën e Paqës në Paris, E.Hoxha shpreh vullnetin e popullit shqiptarë në mbrojtje të interesave e të drejtave të veta dhe demaskon botërisht synimet aneksioniste të shovenistëve fqinjë… Në shërbim të këtyre synimeve që gjat viteve të LANÇ udhëheqësit jugosllavë dhe të dërguarit e tyre në Shqipëri… tentuan për ta eliminuar nga udhëheqja sdm. Enver Hoxhën.
Po pas vdekjes së Stalinit jugosllavët dhe rusët i përmirësojnë marrëdhëniet (Tito dhe Hrushqovi) u munduan ta eliminonin Enver Hoxhën nga skena politike.
Enver Hoxha, në fillim të viteve ’60 i ndërpret marrëdhëniet me BRSS-në, e përze floten sovjetike nga Shqiperia dhe del nga Traktati i Varshavës.
Enver Hoxha në nëntor 1960 në Moskë merrë pjesë në Mbledhjen e 81 Partive Komuniste të Botës, aty Enver Hoxha e sulmon ashpër Hrushqovin, këtu i del në ndihmë delegacioni kinez. Nga ky moment fillon rregullimi i marrëdhënieve Shqipëri-Kinë rreth një decenie. Po me përmirësimin e marrëdhënieve Kinezo-Jugosllave, Enver Hoxha i ndërpret marrëdhëniet edhe me Kinën. Atëherë Shqipëria ishte bërë e fortë, quhej fuqi baruti në Ballkan, kurse Jugosllavia i thoshte vetës Fuqia e Shtatë në Botë.
Që pas luftës Enveri dërgoi në Kosovë rreth 200 mësues, libra etj. megjithëse Shqipëria kishte nevoj për vete, po në vitet e 70-ta Enveri dërgoi mbi 200 profesorë të Universitetit.
Sipas ‘’Tanjugut’’ vetëm prej vitit 1948 deri në vitin 1960 udhëheqësit dhe shtypi shqiptar mesatarisht dy herë në ditë sulmonin Jugosllavinë.
Po i cekë vetëm tre autorë rreth burgosjes dhe pushkatimeve në Shqipëri dhe në Botë, libri; Inskenimet… nga Georges Herman Hodos (Proceset politike dhe spastrimet staliniste në Evropën Lindore 1948-1956) bot. Tiranë 2000. Në këtë libër shkruhet Shqipëria së paku ka patur të burgosur dhe të vrarë (të pushkatuar).
Libri; Smrt u Prisustvi Vlasti -Smrtna kazna u Jugoslaviji svetu. aut. Ivan Jankovic, bot. Beograd 1985. Në këtë libër fq. 195 shkruhet nga viti 1944-1951 izvrsene smrtne kazne 469 (janë kryër dënime me vdekje 469). Po aty fq.74 në Shipëri janë kryer 40 dënime me vdekje.
Libri, Historia e Burgjeve të Shipërise gjatë shek. XX. Nga Femi Sufaj bot. Tiranë 2000, fq. 127 shkruan të burgosur gjithësej në Shqipëri 3342 viti 1962 (shumica ordinerë) Gjendja gati e njejtë ishte edhe në vitet tjera.
Libri Vjetari Statistikor i Kosovës dhe Jugosllavisë viti 1983 të burgosur në Jugosllavi mbi 21.520.
Këto 17 vite u genjye kinse Enver Hoxha na paska vrarë mijëra shqiptarë.
Migjen Kelmendi me disa po mundohen me gjuhë ta ndajnë popullin në dysh, kur dihet që gjuha shqipe ka qenë një me shekuj. Vazhdimi i unifikimit të gjuhës shqipe, më 1972 është bërë edhe me përfaqesuesit shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare në Jugosllavi. Gjithmonë gjuha e unifikuar ka qenë toskë e gegë, gegë e toskë. Gjuhën gegë të paunifikuar e donte Serbia tek ne në Kosovë e vise tjera shqiptare në Jugosllavi ( për mos të qenë të njejtë me populllin e Shqipërisë).
Ashtu edhe Nexhmedin Spahiu doli me shpikjen Komb Kosovar, edhe ky veproi sipas deshirës së Serbisë, Maqedonisë, Malit te Zi dhe Greqisë, që nesër edhe shqiptarët jashtë Kosove të quhen preshevarë, tetovarë ulqinas etj.
Ju Migjen Kelmendi , Baton Haxhiu e disa nuk po e kritikoni Ahmet Zogun-legalistët dhe ballistët të cilët kanë qenë pro fashizmit dhe në aleancë më çetnikët, sikur të fitonin këta Shqipëria dhe Kosova do ti kishin punët shum më keq. Kur dihet që A.Zogu është strehuar në Beograd dhe me forcat serbe dhe me mercenarë shqiptarë kanë hyrë në Shqipëri, e kanë rrëzuar qeverinë e Fan Nolit dhe kanë vrarë patriotë shqiptarë, për këtë dhuratë që erdhi në pushtet A.Zogu i jep Serbisë Shën Naumin, Vërmoshin dhe Pogradecin, këtë e vërteton edhe historiografia serbosllave.
Libri, Mandelët e Shqipërisë nga ballisti Agim Musta bot. në Tiranë në fillim të viteve 90’ta (nuk shkruhet data e botimit) fq.83 shkruan: Kisha dëgjuar se disa shokë të mi i kishin pushkatuar partizanët në Berat dhe në Korcë. Pra patjetër duhej të ikja…Shkodra nuk do të bjerë në duart e komunistëve, 20.000 të armatosur mund ta mbajnë atë deri sa të bëhet zbarkimi I anglo-amerikanëve që pritej dita-ditës. Nga ana tjetër edhe 10.000 cetnikë jugosllavë, me në krye Drazha Mihajloviqin kishin bërë ofertën për të ardhur në Shkodër…Në mbrëmje mbrrijmë në Podgoricë… Mbasë 20 ditësh mbërrimë në Sarajevë nga fundi I dhjetorit erdhi te ne Mehdi Frashëri…
- Ju zoterinjë Migjen, Baton, Nexhmedin e disa, nuk po i kritikoni as Koçi Xoxën, Pandi Kriston, S. Malushovën, H. Spahiun, N. Jahon, P. Islamin, P. Fidhi etj të cilët sipas diktatit të serbosllavëve dhe rusëve janë munduar ta eliminojnë Enver Hoxhën dhe ta bëjnë Shqipërinë republikë të Jugosllavisë. Emrin e Koçi Xoxës e mbanin disa rrugë qytetesh si në Beograd, Prishtinë, Ferizaj, Preshevë, Maqedoni etj. Kurse Enver Hoxhën serbosllavët mundoheshin ta eliminonin. Enver Hoxha nuk mban përgjegjësi as për Masakrën e Tivarit, as për atë të Drenicës e as për masakrat në Shqipëri që i ka bërë Mehmet Shehu sdm. gjatë luftës i cili ka qenë i kritikuar nga Enver Hoxha.
Enver Hoxha deri më 1948 thuajse ka qenë minorancë ndaj Koçi Xoxës dheë Jugosllavëve, me të drejtë një bashkëpuntor i tij shkruan: Po të mos ishte Enver Hoxha nuk do të kishte as Shqipëri.
Libri, Univerzitet u Pristini – u mrezi velikoalbanske strategije. Aut.Vujadin Milanovic. Bot. 1990 Beograd. Fq. 160; shkruan (në gjuhën serbokroate)… Ramiz Kelmendi ka qenë kryeredaktor në Ndërmarrjen Botuese Rilindja. Një kohë të gjatë ka qenë drejtor i Teatrit Krahinor. Në 20 vitet e fundit emri i Kelmendit nuk është gjendur në mesin e disa seperatistëve udhëheqës, as që është përmendur si ekstremist në paraqitje publike… Për fat të keq poezitë e tijë nuk i kam lexuar. Përf. Citati.
Kurse tash R. Kelmendi nëpër mediume deklaron se, kurrë nuk kamë qenë komunist dhe gjithmonë kam qenë kundër tyre.
Për fund, këto 16-17 vite patriot u bë shumëkush, kurse patriotët u diskredituan sdm. në Shqipëri edhe u burgosën.
- Shkrimi i dedikohet 100 vjetorit të Lindjës së Enver Hoxhës.
Ky shkrim i dedikohet edhe Migjen Kelmedit, Baton Haxhiut, Nexhmedin Spahiut etj, të cilët këto ditë po e njollosin me të madhe figurën e Enver Hoxhës. Këta dhe të tjerët e dinë sikur ne që Enveri ka qenë Burri më i Madh i Kombit por e kritikojnë për të hyrë në hatër të ‘’dikujtë’’ dhe antikombëtarëve.
Në këtë shkrim dua ta falenderoj web faqen altoday.com, dervina.com dhe zëriytë.com, gazetën, Zëri i së Vërtetës për botimin e të gjitha shkrimeve të mia. Po ashtu falenderoj gazetën Ilira Post dhe gazetën Ndryshe nga Tirana dhe të përjavshmën Fokusi për botimin e shkrimit vitin e kaluar ‘’Në kohën e të madhit Enver Hoxha Shqipëria ishte një ndër shtetet më të zhvilluara e të pavarura në botë, e cila u shkatërrua në mes Sali Berishës dhe tjerëve’’. E falenderoj edhe gazetën Kosova Sot dhe atë javore Tema, Pavarsia Neës për botimet pjesërisht të shkrimeve.
- Ky shkrim u dërgohet të gjitha mediumeve, përfshirë edhe mediumet e Migjen Kelmendit dhe Baton Haxhiut.
Me respekt nga R.Megjuani,
Prishtinë 14.10.2008
Në Sallën e Kuqe në Prishtinë, organizuar nga Klubi Politik “Afrim Zhitia”, u mbajt një manifestim me rastin e 100 vjetorit të lindjes së kolosit të kombit tonë, të pavdekshmit Enver Hoxha!
Kosova martire nuk të ka harruar, përkundrazi, të mbanë ngrohtë në gji! Këtë e dëshmuan mbrëmë në Prishtinë, duke kujtuar ditëlindjen Tënde të 100-të, dhe duke uruar t’i bësh dhe 1000 të tjera! Pavarësisht thirrjes histerike të Sali Berishës, këtij bastardi të kombit tonë, për të bojkotuar manifestimet e paralajmëruara me rastin e 100 vjetorit të lindjes së njërës nga figurat më të shkëlqyera të kombit tonë, Enver Hoxhës, djemtë e vajzat kosovare dëgjuan thirrjen e zemrës e të shpirtit dhe ia mësyan dyerve të Sallës së Kuqe në Prishtinë. Salla ishte e vogël për të pranuar të interesuarit e shumtë.
Në sallë binin në sy sidomos aktivistë e veprimtarë të viteve të 70-ta dhe 80-ta, ajo gjeneratë e cila barti mbi supe barrën e rëndë të kohës, luftën për liri e pavarësi. Armë kryesore në këtë luftë ata kishin mësimet e shëndosha dhe të çmueshme të bac Enverit, pa të cilat sot në Kosovë ndoshta as nuk do të flitej shqip.
Në mesin e pjesëmarrësve të shumtë ishin edhe Ilir Hoxha, djali i madh i Enver Hoxhës, si dhe Ramiz Alia, njëri nga bashkëpunëtorët e Enver Hoxhës.
Që në fillim ky manifestim ishte edhe si një testim shpirti për kosovarët, ku djemtë e Kosovës para kamerave televizive treguan edhe se sa e “donë” të ashtuquajturin “Flamur” dhe “Himn të Kosovës”! - duke i fishkëlluar!
Oct 16 2008
Posted by Revolucion in PRO & KUNDER, VENDI SOT |
INTERVISTA/ Ilir Hoxha shprehet se kërkonte t’iu jepte nga një gotë raki e karamele gjithë shqiptarëve

Ne foto: Shoku Hysni Milloshi, Sekretar i Pare i KQ. PKSH
GJIROKASTËR- Megjithëse e planifikuar prej disa kohësh, ceremonia e 100-vjetorit të Enver Hoxhës në qytetin e tij Gjirokastër është zhvilluar jashtë shtëpisë së lindjes. Djali i tij, Ilir Hoxha, me bashkëshorten dhe të gjithë pjesëmarrësit nuk janë lejuar të hyjnë në godinën që tashmë është muze etnografik, edhe pse leja për ta përdorur për një ditë për ceremoni private ishte dhënë nga kryebashkiaku Flamur Bime rreth një muaj më parë.
Ndërsa është detyruar që përkujtimin e babait të tij ta zhvillojë përpara shtëpisë bashkë me dhjetëra të ardhur jo vetëm nga qytetet shqiptare, Ilir Hoxha ka shprehur keqardhjen për këtë vendim. Në një intervistë për “Shekulli”-n ai rrëfen adhurimin për babanë dhe veprën e tij, ardhjen dhe pamundësinë e kryerjes së ceremonisë ashtu si ishte menduar, mesazhet e ardhura në këtë 100-vjetor nga të gjitha anët e kombit etj.
Jeni rikthyer në Gjirokastër. Çfarë simbolizon ardhja e sotme?
- Unë vij shpesh në qytetin e lindjes së babait tim, qytet që ai e deshi shumë. Por sot është një ditë e veçantë, pasi kam një detyrim ndaj qytetarëve të Gjirokastrës dhe jam këtu për ta përmbushur atë.
Ceremonia po organizohet në ambientet e jashtme, dhe jo siç ishte planifikuar. Përse?
- Kisha dëshirë që në këtë 100-vjetor, në shtëpinë ku u lind im atë, të takoja gjirokastritët, t’iu jepja një gotë raki e një karamele dhe të bisedoja me ta. Kjo ishte dëshira ime, dhe ndaj u drejtova dhe mora edhe lejen. Por sot nuk na kanë lejuar, e kanë quajtur këtë ceremoni si dhunim të institucioneve. Por familja e Enver Hoxhës asnjëherë nuk dhunon, ajo vetëm respekton.
Ndiheni i fyer nga ky fakt?
- Jo aspak. Thjesht më vjen keq.
Ju dhe bashkëshortja juaj jeni të vetmit të ardhur nga familja Hoxha në ceremoninë e organizuar. Po përsa u përket anëtarëve të tjerë?
- Unë jam këtu si përfaqësues i familjes së Enver Hoxhës.
Kohët e fundit daljet tuaja dhe të disa anëtarëve të tjerë të familjes suaj kanë qenë të shpeshta. Janë të rastësishme?
- Ne gjithmonë kështu kemi qenë aktivë, dhe jo vetëm në media. Por kur ky shtet na pengon, ne bëjmë thjesht detyrën tonë. Ky është fakti për të cilin mediat na fokusojnë shpesh.
Sot, në këtë ceremoni, ka të ardhur edhe nga viset e tjera jashtë Shqipërisë. Si e vlerësoni këtë fakt?
- Enver Hoxha është një figurë jo vetëm e Shqipërisë, por e të gjithë kombit shqiptar. Para disa ditësh isha në Kosovë në një ceremoni shumë të bukur kushtuar babait tim, ku u ngritën lart vlerat e këtij njeriu që ka bërë shumë për shqiptarët jashtë territorit administrativ, për minoritetet, kosovarët, çamët. Jo vetëm ka punuar, por ka pasur strategji dhe platforma të sakta për këto çështje. Vlerësime kanë ardhur nga të gjitha anët e botës: nga Amerika, Kanadaja, Zvicra, Italia etj. Na kanë mbërritur mesazhe që, përveç vlerësimit, kërkojnë që të vihet një kurorë nga ata në pamundësi për të qenë të pranishëm. Natyrisht, i vlerësoj shumë të gjitha këto fakte.
Gjatë këtyre viteve të fundit, figura e Enver Hoxhës është sulmuar shumë. Ju si djali i tij ndiheni në njëfarë mënyre të persekutuar?
- Jo. Unë natyrisht që jam në krahun e babait tim dhe do ta mbroj atë dhe kujtimin e tij në çdo moment e çdo situatë, pavarësisht gjithçkaje që mund të thonë apo deklarojnë. Por, vepra e e babait tim vazhdon të jetë e dukshme.
Cili është kujtimi më i bukur që keni me babanë tuaj?
- Kujtimet e bukura janë të shumta dhe nuk mund të veçoj asnjërën prej tyre. Ai ka qenë një prind i shkëlqyer e më tej një gjysh po aq i përkryer. Na ka mësuar të duam atdheun, popullin, të gjithë shqiptarët.
Enver Hoxha përkujtohet i ndarë
Komunistët e kanë përkujtuar të ndarë udhëheqësin e tyre Enver Hoxha. Ndërsa anëtarët e Partisë Komuniste Shqiptare kanë festuar më datën 12 tetor, dita e diel u ka takuar anëtarëve të Partisë së Punës së Shqipërisë, ndërmjet të cilëve edhe djali i madh, Ilir Hoxha me bashkëshorten Teuta. Adhuruesit e Hoxhës kanë ardhur në qytetin e tij të lindjes jo vetëm nga qytete shqiptare, por edhe nga Kosova e Greqia.
Adhuruesit
Kolonel Rexhep Krasniqi së bashku me dy miq të tij kanë mbërritur nga Prizreni enkas për ceremoninë përkujtimore. “Sot ndihem jashtëzakonisht i lumtur që ndodhem përpara shtëpisë ku u lind shoku Enver. E kisha parë në fotografi dhe filmime, dhe sot po e shoh nga afër. Kam marrë pjesë edhe në ceremoninë për 95-vjetorin e lindjes. Ne jemi rritur me shokun Enver dhe me Shqipërinë, dhe e duam atë. E duam se për herë të parë në historinë shqiptare një personalitet punoi për të gjithë kombin. Por jemi edhe të indinjuar që gjithë ata breza qëu rritën dhe u edukuan në atë sistem e injorojnë”,- shprehet Rexhep Krasniqi.
Nusja lexon letrën përshëndetëse të Nexhmies
Ceremonia përpara shtëpisë së lindjes së Enver Hoxhës ka vijuar me fjalimet e mbajtura, ku është cilësuar si profet dhe gjeni. Nuk ka munguar as përshëndetja e Nexhmie Hoxhës, të cilën në pamundësi të ardhjes e ka lexuar nusja e familjes, Teuta. “Hapja e ceremonive në 100-vjetorin e lindjes së Enverit i përket padyshim Gjirokastrës, në rrugët e së cilës brodhi si fëmijë i gëzuar e më vonë u ul në bankat e shkollës. Gjirokastra e pa djalin e saj komandant të partizanëve, kryetar të PKSH-së e më vonë të PPSH-së, arkitekt të ndërtimit të Shqipërisë e diplomat”,- thuhej në këtë përshëndetje.
Përhapja
“Rroftë Enveri” edhe në Librazhd
Në qytetin e Librazhdit, ashtu si dhe në Gjirokastër, janë shkruar parulla të shumta me bojë të kuqe në përkujtim të 100-vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës. Shumë prej tyre janë stampuar në fasadën e rrugës që del nga qyteti në drejtim të Elbasanit, pranë ish-bazës së armatës, e cila u shkatërrua në vitin 1997. M.B.
Kush ishte Enver Hoxha
Enver Hoxha ishte diktatori i Shqipërisë për 45 vjet, nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekje (1985), në cilësinë e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës (Partia Komuniste). Ka mbajtur postin e ministrit të Mbrojtjes në vitet 1944-1953, të ministrit të Punëve të Jashtme në vitet 1946-1953 dhe të Kryeministrit në vitet 1946 - 1954. Sapo mori pushtetin, Enver Hoxha u përqendrua në një politikë të edukimit të popullatës, por duke mos lejuar asnjë veprim sadoqoftë të vogël opozitar. Qëndrimi i Hoxhës për opozitë ishte i prerë, gjë që çoi në eliminimin e më shumë se 600 udhëheqësve politikë.
Qeveria e tij gjatë sundimit 40-vjeçar burgosi, ekzekutoi ose shpërnguli mijëra udhëheqës, popull të thjeshtë, udhëheqës lokalë për çështje jomadhore, predikues fetarë myslimanë dhe të krishterë, katundarë, të cilët kundërshtuan kolektivizimin dhe bashkëpartiakë “jobesnikë”. Gjatë kohë së sundimit të Enver Hoxhës dhe Partisë së Punës të gjitha objektet fetare u ndaluan për përdorim, ku shumica e këtyre objekteve, që ishin madhore u shndërruan në objekte kulturore dhe një numër i madh i tyre u shkatërruan.

Me ndalimin e përdorimit të objekteve fetare, Hoxha ndaloi edhe përdorimin e besimit si të tillë, deri në atë shkallë sa ndaloi dhe përdorimin e emrave fetarë për emërtimin e fëmijëve. Ky qëndrim shkaktoi dhe protestë literale nga ana e udhëheqësve fetarë të të gjitha besimeve fetare në Shqipëri, qëndrim të cilin e pësuan me burgime të gjata. (Marrë nga Wikipedia)
Ismail Kadare në librin e tij “Dialog me Alain Bosquet” shkruan edhe në lidhje me reagimin ndaj librit “Dimri i Vetmisë së Madhe”:
Bardhyl Trebinja
Marte, 05 Shkurt 2008 11:02:00
Ismail Kadare në librin e tij “Dialog me Alain Bosquet” shkruan edhe në lidhje me reagimin ndaj librit “Dimri i Vetmisë së Madhe”: “…Maska ia vrau fytyrën tiranit sapo e vuri. Reagimi kundër romanit tim ishte i tmerrshëm. Diktatura e kuptoi menjëherë rrezikun e kësaj vepre. Gjithë mekanizmat e saj u ngritën më këmbë: policia e fshehtë e para (në roman unë e nxirrja midis të tjerash E.Hoxhën sikur nuk e donte këtë polici), Komiteti Qendror, komitetet e partisë. Kudo bëheshin mbledhje, protesta, kërkohej arrestimi i autorit. Ishte e para herë që kuptova se një diktaturë mund të ishte më e fortë se diktatori”. (Dialog me Alain Bosquet, faqe 36-37)
Ndërsa në librin “Nga dhjetori në dhjetor”, Kadare shkruan: “Në një letër që më drejton me anën e “Le monde”, në dhjetor 1990, Nils Andersoni përmend ndërkaq faktin interesant që më 1973, kur kritikohej libri im “Dimri i Vetmisë së Madhe”, në të vërtetë kritika drejtohej edhe kundër R.Alisë. (N.Anderson ka qenë tepër i afërt me udhëheqësit shqiptarë dhe di jo pak intimitete të tyre.) Që R.Alia n’atë kohë ishte në shënjestër, kjo është e vërtetë, por N.Anderson bëhet i pabesueshëm kur thotë se Enver Hoxha gjithashtu paskësh qenë në shënjestër! Kjo është njëlloj sikur të thuash që Stalini na paskësh qenë i rrezikuar në BS prej konservatorëve ngaqë ishte tepër liberal! (I.Kadare “Nga dhjetori në dhjetor”, faqe 250)
Në analizën e këtyre dy shkrimeve, shohim se Kadare hedh dy versione të ndryshme: në të parin, diktatura ishte më e fortë se diktatori, ndërsa në shkrimin tjetër, diktatori E.Hoxha ishte në shënjestër, gjë që na duket e pabesueshme, sipas Kadaresë. Dihet se historikisht, diktatorët e zbutin ose e forcojnë diktaturën sipas tekave të tyre, duke qenë se ata vuajnë nga sindroma paranojake. Si ka mundësi që një diktator absolut si E.Hoxha të jetë më i dobët se diktatura, të cilën ai vetë e ka thelluar? Personalisht jam dakord me thënien e Andersonit se, mbas daljes së librit “Dimri i Madh”, E.Hoxha u ndje i rrezikuar.
***
Kush e ngriti furtunën e madhe ndaj librit “Dimri i Vetmisë së Madhe” të Kadaresë? Është jashtë logjike që këtë furtunë ta ketë ngritur vetë diktatori. Mendimi im është se këtë furtunë e ka ngritur nomenklatura e lartë, e cila e ngazëllyer nga Festivali i 11-të i këngës, në dhjetor 1972, duke shpresuar se më në fund Shqipëria po jepte shenjat e hapjes drejt liberalizmit, ngeli e zhgënjyer, sepse u godit nga E.Hoxha, kinse ky festival nuk u pëlqye nga populli, ndërkohë që populli dhe nomenklatura shihnin me kënaqësi programet e huaja televizive. Kadareja ka të drejtë, kur thotë se R.Alia ishte i kërcënuar, meqenëse ai ishte një nga ideatorët e festivalit të 11-të. ( Referim nga shkrimet e S.Këlliçit, botuar të gazeta “Shekulli”).
E.Hoxha organizoi Plenumin e IV-t të qershorit 1973 dhe goditi një pjesë të nomenklaturës, për t’i thënë rrethit të vet “besnik” se nuk do të lejonte asnjë liberalizëm. Për çudi, po në atë kohë del edhe libri i Kadaresë, “Dimri i Vetmisë së Madhe”, ku ai hedh ide të çuditshme; godet sigurimin e shtetit (blloku i Raqit), zbut luftën e klasave (marrëdhëniet e Zanës, nga një familje komuniste me të deklasuarin Mark), hedh idenë që Shqipëria të bëhet një vend si Zvicra, etj.) Nomenklatura e dinte fare mirë se këto ide ai nuk mund t’i hidhte në roman pa patur miratimin e E.Hoxhës. Gjithashtu, kjo nomenklaturë e lartë e ndjente veten të ofenduar se në këtë libër heroi kryesor i shkëputjes së Shqipërisë nga Moska ishte E. Hoxha, gjë që nuk është plotësisht e vërtetë. Gjatë takimit me Hrushovin në Moskë, në nëntor 1960, ishte iniciativa e H.Kapos dhe M.Shehut, që këto bisedime u ndërprenë (E.Hoxha “Vepra 19″, faqe 381), ndërkohë që ishte në kompetencë të Sekretarit të Parë ndërprerja e bisedimeve. M.Shehu dhe H.Kapo duhet të kishin dyshim se mos E.Hoxha bënte ndonjë lojë me Moskën, duke i shitur (ashtu si shiti K.Xoxen dhe N.Spiron në vitin 1948). Dyshohet se për këtë arsye, E.Hoxha u kthye gjysmë i arrestuar nga shokët e vet “besnikë”, kinse mund t’i vinte ndonjë e keqe nga ana e hrushovianëve.
***
Sipas mendimit tim, këtu qëndron thelbi i intrigave që nomenklatura e lartë, M.Shehu, H.Kapo, K.Hazbiu dhe tarafi i tyre nxitën gjithë partinë, që nga organizatat bazë e deri lart, kundër librit të Kadaresë (në fakt kundër E.Hoxhës), duke e vënë diktatorin në pozitë të vështirë (diktatura doli më e fortë se diktatori). Prandaj, me të drejtë, Andersoni thotë se jo vetëm R.Alia ishte në shënjestër, por edhe vetë E.Hoxha. E.Hoxha, duke qenë paranojak, e ndjeu veten të kërcënuar (sikurse në Plenumin e Beratit, tetor 1944, edhe në Plenumin e shkurtit 1948). Ai e ndjente se ndaj tij po organizohej një opozitë e fortë, po ashtu sikurse Stalini u ndje i kërcënuar në Kongresin e XVII-të, viti 1934, kur gjatë votimit për anëtarë të Komitetit Qendror doli i treti (deri në atë moment kongreset kishin një demokraci leniniste). Numrin më të madh të votave në këtë kongres e mori Kirovi, të cilin shokët e këshilluan të kandidonte për Sekretar të Përgjithshëm të Partisë, për ta qitur jashtë loje Stalinin, gjë që me siguri do të kishte ndodhur, po qe se Kirovi do të kishte pranuar. Stalini mbijetoi dhe prej aty planifikoi spastrimin e madh, duke goditur ushtrinë, sigurimin e shtetit (N.K.V.D.) dhe partinë.
E.Hoxha, i frikësuar nga këto zhvillime, u sëmur dhe pësoi infarkt (ishemi). Mbasi mbijetoi, ai, duke marrë shembull nga Stalini, goditi nomenklaturën. Goditja filloi ndaj Ushtrisë, duke eliminuar të parin besnikun e vet, Beqir Ballukun dhe më pas P.Dumen, besnikun e M.Shehut, H.Çakon, besnikun e H.Kapos dhe vazhdoi me gjithë gjeneralët e tjerë. Më pas i erdhi radha “sabotimeve në ekonomi”, duke e thelluar vazhdimisht luftën e klasave. Mbas vdekjes së dyshimtë të H.Kapos, u godit M.Shehu, K.Hazbiu dhe gjithë nomenklatura e vjetër e Sigurimit të Shtetit. Sigurisht, E.Hoxha duhet të ketë patur një mbështetje të fortë nga jashtë për të gjitha këto veprime, ashtu siç u mbështet nga Moska për eliminimin e K.Xoxes e N.Spiros dhe për shkëputjen nga Jugosllavia.
| M | T | W | T | F | S | S |
|---|---|---|---|---|---|---|
| « Oct | ||||||
| 1 | 2 | |||||
| 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 |
| 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 |
| 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 |
| 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |